75 Mall Live Search
21:14 / E Hënë, 11 Gusht 2025 / Burim

Përditësimi i fundit, kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës

Qendra kombëtare për menaxhimin e kufirit ka bërë përditësimin e të dhënave.

Për të hyrë në Kosovës pritjet janë zvogëluar ndjeshëm, raporton IndeskOnline.

Pika pak me e ngarkuar është ajo në Jarinje, kur pritjet për të hyrë zgjasin 10 deri 15 minuta.

Ndërsa pritjet me të gjata për të dal nga Kosova janë të Dheu i Bardhë.

Në këtë pikë pritjet zgjasin deri 30 minuta, ndërsa kolona e automjeteve është rreth 200 metra.

Situatë krejt normale është duke u zhvilluar në pikat tjera kufitare, ku pritjet nuk zgjasin me shumë se 5 minuta. /IndeksOnline/