75 Mall Live Search
11:14 / E Martë, 12 Gusht 2025 / Z S

Ekskluzive: “Digjet” loja në Gjakovë, Kurti e ndërron kandidatin, tërhiqet edhe Alternativa e Mimoza Kusarit

Lëvizja Vetëvendosje- Dega në Gjakovë pritet që sot të zytarizojë Ardian Golën në garën për të parin e qytetit.

Fillmisht VV-ja vendosi që për të parin e Gjakovës të kandidojë Agon Batushën mirëpo tashmë Batusha është larguar nga gara.

Sipas burimeve të Indeksonline partnerja e koalicionit Mimoza Kusari-Lila ka kërkuar që për të parin e Gjakovës të propozohet një emër i pranushëm për të gjithë.

Po ashtu Kusari-Lila ka dhënë garancë se nuk propozon emër të kandidatit nga Alternativa për kryetar të Gjakovës nësë Batusha tërhiqet nga gara.

Ceremonia e prezantimit të Golës për kryetar të Gjakovës do të bëhet sonte ku prezent do të jetë edhe vetë Kurti.

Në garë për të parin e Gjakovës pos Golës janë edhe Ardian Gjini nga AAK-ja, Shefqet Shehu nga LDK-ja dhe Ervin Shabani nga PDK-ja./Indeksonline/