Digjet mali në Tugjec të Kamenicës

Një pjesë e konsiderueshme e malit në fshatin Tugjec të Kamenicës është përfshirë nga zjarri.
Në pamjet e dërguara në redaksinë e IndeksOnline shihet tymi që kaplon zonën.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, teksa raportuesit pohojnë se kanë njoftuar zjarrfikësit.
Ditëve të fundit, vendi është përballur me disa vatra zjarri, diku më të përhapura e diku më të menaxhueshme.
Nga autoritetet vazhdimisht po bëhet thirrje që qytetarët të kenë kujdes me ndezjen e zjarreve në natyrë.
Më poshtë pamje nga vendi i ngjarjes: