75 Mall Live Search
21:35 / E Martë, 12 Gusht 2025 / MSH

​Shkatërrohen 14 grupe kriminale në Maqedoni të Veriut, 201 persona në hetim

Ministria e Punëve të Brendhsme në Maqedoni të Veriut ka njoftuar se ka shkatërruar 14 grupe kriminale të organizuara, në të cilat kanë marrë pjesë 201 persona fizikë dhe 18 persona juridikë.

Janë zbuluar 64 raste të kontrabandës të migrantëve me rreth 430 persona, dhe janë parandaluar 6,000 përpjekje për tranzit ilegal – pothuajse 50% më pak se viti i kaluar.

Në bashkëpunim me FRONTEX, janë kryer kontrolle në kufij, dhe janë zbuluar raste të lidhura me falsifikim parash, terrorizëm, prostitucion, korrupsion të lartë me vlerë mbi 16 miliardë denarë, trafik droge dhe rrjete ndërkombëtare për kontrabandës, shkruan ALSAT.M.

MPB-ja paralajmëron vazhdimin e luftës pa kompromis kundër krimit.