Punë e kryer, Donnarumma kalon te skuadra e madhe angleze

Portieri italian, Gianluigi Donnarumma, ka arritur një marrëveshje me Manchester Cityn për t’u bashkuar me kampionët e Anglisë.
Sipas “L’Equipe”, gardiani i Paris Saint-Germain ka zhvilluar tashmë biseda direkte me trajnerin Pep Guardiola, raporon IndeksOnline.
Detajet e kontratës pritet të finalizohen së shpejti.
Kujtojmë që gjatë ditës Donnarumma ka lëshuar një komunikatë zyrtare ku ka njoftuar për largimin nga PS|G. Sipas tij, ‘fajtor’ për largimin e tij ka qenë trajneri i ekipit Luis Enriquen. /IndeksOnline/