75 Mall Live Search
09:33 / E Mërkurë, 13 Gusht 2025 / G T

Luis Enrique për largimin e Donnarummas: Është vendim imi, dua një profil tjetër

Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique ka folur në lidhje me largimin e poriterit, Gigi Donnarumma.

Dje portieri italian tregoi përmes një komunikate në rrjetet sociale se po largohet nga skuadra kampione e Europës, shkruan Indeksonline

Ky vendim u mor nga trajneri spanjoll, Luis Enrique, i cili thotë se është në kërkim të një profili të ri.

“Donnarumma është një nga portierët më të mirë në botë. Por, ky ishte vendim imi 100 për qind. Dua një profil të ri”, u shpreh Enrique

Donnarumma tashmë është në bisedime me shumë skuadra të njohura të Europës, duke përfshirë këtu edhe Manchester Cityn./Indeksonline/