Steaua ”arrë e fortë” për Dritën

Është shuar ëndrra e Dritës për të marr pjesë në grupet e Europa League.
Kampioni i Kosovës është eliminuar në rrethin e tretë kualifikues, duke mos arritur të kaloj pengesën e quajtur Steaua Bukuresht, shkruan IndeksOnline.
Skuadra rumune shënoi fitore 1-3 në ndeshjen e sotme e cila u zhvillua në stadiumin ”Fadil Vokrri”, duke u kualifikuar në play-off me rezultat të përgjithshëm, 3-6.
Pjesa e parë e ndeshjes së sotme u byll me rezultat 0-2. Juri Cisotti shënoi golin e parë vetëm pas 25 sekondave lojë, ndërsa David Miculescu dyfishoi rezultatin në minutën e 18-të.
Veton Tusha me golin e shënuar në minutën e 54-të, tentoi ta kthente Dritën në lojë.
Por duke shfrytëzuar edhe epërsinë numerike në fushë, psai Rron Broja u përjashtua me karton të kuq, Steaua shënoi edhe golin e tretë, me anë të Dennis Politic, në minutën e 85-të.
Aventura e Dritës në garat evropian tashmë vazhdon në play-offin e Conference League./IndeksOnline/