75 Mall Live Search
13:42 / E Premte, 15 Gusht 2025 / Pranvera Musa

Arbenita Ismajli: E di çdo tekst…

Modelja shqiptare, Arbenita Ismajli, ka reaguar pas njoftimit se Gjykata Themelore në Gjilan ka lëshuar urdhër-arrest dhe letër-rreshtim ndërkombëtar ndaj saj.

Në një video të postuar në rrjetet sociale nga makina, ku dëgjohej një këngë e Rihannas në sfond, Arbenita ka ndarë një detaj të vogël për kontekstin e situatës në të cilën ndodhet, duke treguar një qasje të qetë ndaj lajmeve që po qarkullojnë.

“E di çdo tekst këngësh të Rihannas fjalë për fjalë”, ka shkruar ajo.

Lajmin e për lëshimin e urdhër arrestit e konfirmoi Sabit Shkodra, udhëheqës i Zyrës për Informim dhe Komunikim me Media në Gjykatën e Shkallës së Parë në Gjilan, duke theksuar se gjykata ka vepruar sipas kompetencave ligjore dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Prokuroria Themelore në Gjilan kishte nisur hetimet ndaj Ismajlit në qershor të këtij viti, pas dyshimeve se ajo nuk kishte zbatuar një vendim gjykate për takimet e vajzës së saj me babanë biologjik, Feronit Shabani.