75 Mall Live Search
14:22 / E Diele, 17 Gusht 2025 / Gj Sh

Nuk ka vend në Manchester, Hojlund në shitje

Manchester United ka marr vendim përfundimtar për futbollistin Rasmus Hojlund.

Aventura e sulmuesit danez te ”djajtë e kuq” tashmë ka përfunduar, shkruan IndeksOnline.

Hojlund nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Man United kundër Arsenalit, pasi nuk është pjesë e listës së trajnerit Ruben Amorim.

Sipas raportimeve, klubi i ka dërguar një mesazh 22-vjeçarit duke kërkuar largimin e tij.

United është i hapur për një marrëveshje të përhershme dhe gjithashtu huazimi, derisa Hojlund do të vlerësojë ofertat që ka./IndeksOnline/