Aksion i policisë në Deçan/ Arrestohen 13 persona për bixhoz, njërit i gjendet një armë

Njëzet minuta pas mesnatës, policia në Deçan ka ndërmarrë një aksion në koordinim me gjykatën kompetente dhe prokurorinë themelore, nga i cili janë arrestuar gjithsej 13 persona të dyshuar për organizim dhe pjesëmarrje në lojëra të kundërligjshme të fatit, transmeton portali IndeksOnline.
Sipas raportit zyrtar, ngjarja ka ndodhur, më 17 gusht 2025 rreth orës 01:00, kur njësitet policore kanë bastisur një lokal në të cilin personat e përfshirë janë kapur në flagrancë, duke luajtur bixhoz.
Gjatë kontrollit në vendin e ngjarjes, policia ka konfiskuar shuma të ndryshme parash që dyshohet se janë përdorur për lojërat e fatit. Ndërkohë, te njëri nga të arrestuarit, gjatë kontrollit të automjetit të tij, është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 8 fishekë.
Me urdhër të prokurorit të rastit, të gjithë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje dhe ndaj tyre kanë nisur procedurat hetimore.
Policia e Kosovës ka theksuar se aksione të tilla do të vazhdojnë me qëllim të luftimit të veprimtarive të kundërligjshme dhe garantimit të sigurisë publike./IndeksOnline/