75 Mall Live Search
18:01 / E Martë, 19 Gusht 2025 / BA

Kurti takohet me kryetarin e Kuvendit të RMV-së, flasin për zhvillimet e fundit në dy vendet

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, dhe ish-kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, mirëpriti Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi.

Në një takim miqësor e të përzemërt, diskutuan bashkë për raportet dypalëshe Kosovë–Maqedoni e Veriut, bashkëpunimin e deritanishëm dhe për zhvillimet e fundit në të dy vendet. U veçuan efektet pozitive të marrëveshjeve ndërshtetërore për qytetarët e dy vendeve, me theks te ato që kanë për qëllim lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve dhe mallrave, si rasti me dy pikëkalimet e përbashkëta kufitare Hani i Elezit – Bllacë dhe Glloboçicë – Jazhincë, dhe projektet infrastrukturore si ai i rrugës Prizren – Tetovë.