Trajneri i Baselit ia kthen Shaqirit: Je ende i ri, ke kohë për të mësuar!

Skuadra e Baselit mbeti me një lojtar më pak në fushë në minutën e 82-të, pasi me të kuq (dy të verdhë) u ndëshkua Jonas Adjetey, në barazimin 1:1 ndaj Copenhagenit.
Pikërisht për këtë, Shaqa i dha një kritikë trajnerit të tij, Ludovic Magnin.
“E dinim që mbrojtësi e kishte një karton të verdhë tashmë, duhet të kishim reaguar më herët. Ekzistonte rreziku për një karton të dytë të verdhë. Loja ishte ashtu, gjithmonë rrezikohej kartoni. Duhet të mësosh nga kjo dhe pastaj të bësh një zëvendësim”, u shpreh Shaqiri
Magnin ia kthehu me shumë sportivitet: “Ju e dini se çfarë marrëdhënie kam me Shaqirin. Nuk është aspak problem. Shaqa është vetëm në fillim të karrierës së tij si trajner. Ai ka ende shumë kohë për të mësuar”.
Kujtojmë se ndeshja e kthimit zhvillohet javën e ardhshme. Kush fiton nga ky takim siguron fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve./Indeksonline/