75 Mall Live Search
11:02 / E Enjte, 21 Gusht 2025 / KV

Kufiri Shqipëri-Kosovë/ Arrestohen dy persona me drogë të fshehur në automjet

Policia kufitare në Morinë ka arrestuar dy shtetas që tentuan të kalonin kufirin Shipëri-Kosovë, me një automjet, në të cilin kishin fshehur lëndë narkotike.

Gjatë kontrollit të detajuar të automjetit tip “Suzuki Vitara”, me drejtues R. V., 29 vjeç, dhe pasagjer M. C., 31 vjeç, të dytë banues në Gjermani, policia gjeti në kroskot të fshehur një sasi kanabisi, ndërsa gjatë kontrollit fizik, drejtuesit iu gjet edhe një sasi kanabisi në formë çokollate.

Lënda narkotike dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët e DVP Kukës arrestuan në flagrancë dy shtetasit për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme./IndeksOnline/