75 Mall Live Search
11:18 / E Enjte, 21 Gusht 2025 / F.R

Rritet koha e pritjeve për të dalë nga Kosova

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat e saj, duke bërë të ditur kështu se pritjet për të dalë nga Kosova janë rritur.

Në pikën kufitare në Merdar po pritet mbi 3 orë për të dalë nga Kosova, derisa te Dheu i Bardhë shënohen pritjet deri në 180 minuta.

Mbi 2 orë shënohen pritjet edhe në Jarinje, ndërsa në Muçibabë deri në gjysmë ore.