75 Mall Live Search
23:19 / E Enjte, 21 Gusht 2025 / Gj Sh

Delegohen nga FFK-ja gjyqtarët për javën e dytë të Superligës

Në fundjavë zhvillohen ndeshjet e javës së dytë të Superligës së Kosovës në futboll.

Sot është hedhur shorti sot në selinë e FFK-së për delegimin e gjyqtarëve, shkruan IndeksOnline.

Skuadra e Ballkanit do të përballet me Malishevën.

Gjyqtar krysor i kësaj ndeshjeje do të jetë Ilir Mehmeti.

Një ndeshje tjetër interesante do të jetë edhe ajo mes Prishtinës dhe Llapit.

 Gjyqtari Mentor Ajeti do ta ndajë drejtësinë në këtë përballje.

Në qytetin e Klinës zhvillohet ndeshja mes Dukagjinit dhe Gjilanit.

Burim Jahmurataj do ta ndajë drejtësinë në këtë përballje.

Ndërsa ndeshja tjetër e kësaj jave do të zhvillohet midis Prishtina e Re dhe Ferizajit.

Gjyqtar kryesor i kësaj ndeshjeje do të jetë Lirim Jashari.

Ndërkohë ndeshja mes Dritës dhe Drenicës është shtyer, për shkak të angazhimit të ”Intelektualëve” në Conference League././IndeksOnline/

https://www.facebook.com/FFKKosova/posts/pfbid0hFf22HTU9KCsqCugvHhrD5e3SDg1Dmc6mvBKr6DmcDFtqpCxtJzKcDAZ1m4fdyArl?cft[0]=AZXQDHJzS1jLcPETXyLEc3sBc_2xVu9xyYUu7LN1CrW_Q_miG767NVaBRvTwJPLVbxx7ZljAtSwWq6MmkyaW-s8uJhPceeVQatIl8nQGSpsKHbxBtkXvAFSRnX09oyE2ZXoBJQitZjZxRpUIQEZliZQd2d2sVvv8UV_VlJMPSHVTLV4nembQ3iV3yyOv4lVVqRg&tn=%2CO%2CP-R