Besart Ibrahimi: I kënaqur që i ndihmoj këtij klubi për t’i përmbushur ëndrrat!

Skuadra e Shkëndijës së Tetovës ka shënuar fitore të madhe mbrëmë pasi mposhti 2:1 Ludogorets në ndeshjen e play-offit të UEFA Europa League.
“Haxhi baba”, nofka e Besart Ibrahimit, i cili ishte golashënuesi i golit të fitores, pas ndeshjes tha se ishte shumë i lumtur, shkruan Indeksonline
“Jam i kënaqur që i ndihmoj këtij klubi për t’i përmbushur ëndrrat që i kemi së bashku. Kemi luajtur me shumë ekipe të forta, por ne besuam se mund të ballafaqohemi me çdo ekip. E fituam ndeshjen e parë dhe bëm gjysmën e punës. Besoj që nëse luajmë në të njëjtin nivel si në ndeshjen e parë edhe në të kthimit mund ta kalojmë Ludogoretsin”, u shpreh Ibrahimi
Ndeshja e kthimit zhvillohet në Bullgari dhe në rast fitoreje, Shkëndija e Tetovës bën histori duke siguruar UEFA Europa League./Indeksonline/