Arrestohet një person i kërkuar me 6 urdhëresa gjykate

Drejtoria e policisë së kryeqytetit po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autor të veprave penale.
Në kontekstin e kësaj në një operacion të befasishëm që ndërmorën njësitë e stacionit policor- qendra dhe Njësia e Reagimit të Shpejt është arritur arrestimi i personit:
– R.G, mashkull, 30 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i kërkuar me gjashtë (6) urdhërarreste nga gjykata dhe tri (3) kërkime policore për veprat penale “Tentativë vrasjeje e rëndë, grabitje, kanosje, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, lëndim i rëndë trupor”.
Ai pas arrestimit nga policia është dërguar në vuajtje dënimi.