75 Mall Live Search
10:22 / E Premte, 22 Gusht 2025 / SH

Dy menaxherët kosovarë nisin një mision të ri, ka të bëjë me menaxhimin e futbollistëve

Hivzi Ahmeti dhe Sedat Limani kanë nisur një mision të ri. Themeluesi Sedat Limani bashkë me ekspertin Hivzi Ahmeti kanë krijuar “Halftime Agency“, agjencinë për ndërmjetësim dhe menaxhim të futbollistëve.

Synimi i këtij agjensioni është mbledhja e futbollistëve kryesisht në Gjermani, Zvicër, Slloveni dhe Shqipëri.

Pjesë e punës do të jetë menaxhimi i tyre, ndërmjetësimi për shitje apo huazime në liga elitare.

Dy trajnerët kanë licenca nga UEFA-ja dhe do të shfrytëzojnë lidhjet e tyre ndërkombëtare për t’u dhënë shtytje futbollistëve të ri në karrierë.