75 Mall Live Search
19:32 / E Premte, 22 Gusht 2025 / Gj Sh

Iljasa Zulfiu rikthehet te Dukagjini

Sulmuesi Iljasa Zulfiu është rikthyer te skuadra e Dukagjinit.

Ai ka filluar stëvitjet me klubin nga Klina dhe do të jetë i gatshëm të merr urdhërat e Ismat Munishit që nga fundjava, shkruan IndeksOnline.

Zulfiu rikthehet te ”hithat” pas një aventure te skuadra nga Kazakistani, Zhenis dhe së fundi ishte pjesë e Dritës, ku fitoi titullin e Kampionit.

Njoftimi i plotë nga Dukagjini:

Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë për arritjen e marrëveshjes me sulmuesin, Iljasa Zulfiu.

27-vjeçari rikthehet në familjen tonë pas një sezoni e gjysmë të kaluar te Zhenisi dhe së fundmi te Drita.

Caja është bashkuar tashmë në stërvitje me ekipin tonë dhe është i gatshëm për të dhënë kontributin e tij në realizimin e synimeve tona.

Mirë se u riktheve, Iljasa