75 Mall Live Search
20:27 / E Premte, 22 Gusht 2025 / F.R

Arrestohet një 28-vjeçar në Ferizaj, për një muaj kreu disa vjedhje në banesa

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar të dyshuarin B. T, 28 vjeç, i cili gjatë periudhës 01.07.2025 – 19.08.2025 ka kryer disa raste të vjedhjeve në banesa dhe objekte banesore në qytetin e Ferizajt.

“Nga hetimet në zhvillim është vërtetuar se i dyshuari ka vjedhur dy trotinete elektrike dhe dy biçikleta, me vlerë totale prej rreth 4.220 €, të cilat më pas i kishte shitur personave tjerë, duke iu treguar se ishin të vjedhura.

Sendet e vjedhura janë sekuestruar dhe do t’u kthehen pronarëve ligjorë.

Ndërsa ndaj dy personave të tjerë, G .B, 33 vjeç dhe B. H.,25 vjeç, është iniciuar rasti penal “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara nga vepra penale”, pasi kanë pranuar se ishin në dijeni për origjinën e tyre.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari B. T. është ndaluar për 48 orë për procedura tjera hetimore”, thuhet në njoftim të policisë./IndeksOnline/