75 Mall Live Search
22:49 / E Premte, 22 Gusht 2025 / F.R

Një fotografi te vjetër e paraqesin si të sotit, reagojnë nga komuna e Malishevës: Sot në nënkalim nuk ka asnjë pikë uji

Drejtori i urbanizmit në komunën e Malishevës, Avdi Morina, ka reaguar në lidhje me një foto që ka publikuar një faqe duke raportuar kinse nënklaimi i kësaj komune është vërshuar.

Morina, përmes një postimi në facebook është shprehur se sot në nënkalimin e Malishevës nuk ka asnjë pikë ujë, komunikacioni është normal, dhe projekti i realizuar po i shërben qytetarëve çdo ditë.

“Reagim lidhur me nje postim/manipulim të faqës anonime “MalishevaPress.com”Sa herë që opozita mbetet pa ide dhe pa program për qytetarët, i kthehet fotos së vjetër – dy javë më parë dhe mundohet ta shesë si “skandal të ri”.

E vërteta është krejt ndryshe: sot në nënkalimin e Malishevës nuk ka asnjë pikë ujë, komunikacioni është normal, dhe projekti i realizuar po i shërben qytetarëve çdo ditë.

Pra, halli nuk është te nënkalimi, halli është te opozita që po e sheh 12 tetorin duke ardhur dhe po e kupton se humbja në zgjedhjet lokale është e pashmangshme.Kur nuk ke çfarë të ofrosh, mbetesh duke bërë propagandë me foto të vjetra. Ndërsa qytetarët i shohin vetë ndryshimet dhe i njohin punët që po bëhen realisht.12 tetori po afron dhe nervozizmi i tyre vetëm sa e tregon qartë kush do të dalë fitues”, ka shkruae Morina./IndeksOnline/