75 Mall Live Search
17:33 / E Shtunë, 23 Gusht 2025 / G T

Ja pse është larguar Xhaka, Erik ten Hag e nis me humbje sezonin në Bundesliga me Leverkusenin

Skuadra e Bayer Leverkusen ka pësuar humbje në shtëpi 1:2 ndaj Hoffenheim, në ndeshjen e parë të sezonit të ri në Bundesliga.

Trajneri i ri, Erik Ten Hag e nisi me humbje te ekipi nga Gjermania, shkruan Indeksonline

Gol në këtë ndeshje shënoi edhe sulmuesi kosovar, Fisnik Asllani.

Image

Përveç golit, Asllani bëri edhe asist te bashkëlojtari i tij, Lemperle.

Kujtojmë që shumë lojtarë janë larguar nga Leverkuseni gjatë afatit kalimtar të verës, duke përfshi këtu: Wirtzin, Frimpongun, Boniface dhe Granit Xhakën./Indeksonline/