75 Mall Live Search
11:02 / E Diele, 24 Gusht 2025 / BA

Haziri për situatën në Kuvend: S’ka vullnet politik, është bërë e neverishme

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka folur për situatën në Kuvend, duke thënë se është bërë e neveritshme.

Ai u shpreh se është mungesë e një marrëveshje politike dhe e vullnetit politik për të konstituuar Kuvendin.

“Është mungesë e një marrëveshje politike, kjo dëshmon që është edhe mungesë e vullnetit politik për të konstituuar Kuvendin, tashmë është bërë tepër e gjatë dhe e neveritshme, krejt duan Kuvend, krejt njerëzit po presin që të kalohet te çështja e Qeverisë, sepse vendi edhe pa Qeveri edhe pa Kuvend po vazhdon me jetu”.

“Vendimet politike, vendimet që u takojnë politikanëve dhe njerëzve të zgjedhur nuk u takon me e delegu tek organet e tjera kushtetuese, duke përfshirë edhe Gjykatën Kushtetuese”, u shpreh tutje ai.