75 Mall Live Search
12:25 / E Diele, 24 Gusht 2025 / Gj Sh

Boniface rikthehet në Gjermani, marrëveshja me Milanin po dështon

Transferimi i Victor Boniface te Milani është drejt dështimit.

Sipas mediave italiane, sulmuesi nigerian ditën e sotme është rikthyer në Gjermani, shkruan IndeksOnline.

Boniface zbarkoi të premten në Milano për teste mjeksësore, por kuqezinjtë kërkuan teste shtesë, për të vlerësuar një dëmtim muskular të sulmuesit.

Ai kishte disa lëndime në sezonin e fundit dhe gjendja fizike e tij shqetësoi rosonerët.

Milan ende nuk e ka përfunduar marrëveshjen që ka arritur me Bayer Leverkusenin, por shumë shpejt pritet të mirret një vendim përfundimtar./IndeksOnline/