Ora e Luka Modriqit, me vlerë sa një banesë në Prishtinë

Mbreti i ri ka mbërritur në Milano. Luka Modriq u largua nga Real Madridi pas 13 vjetësh ku u bë një nga më të mëdhenjtë në historinë e klubit dhe do të vazhdojë të demonstrojë njohuritë dhe magjinë e tij në San Siro.
Në prezantimin zyrtar në Milano, ai mbante një orë dore me simbolikë tejet të veçantë, një orë që pasqyron në mënyrë të përkryer karrierën e tij me simbolikën dhe vlerën e saj.
Është modeli Patek Philippe Complications 5205G-013, vlera e së cilës është me një shifër marramendëse prej 80,000 eurosh./Indeksonline/