75 Mall Live Search
15:06 / E Martë, 26 Gusht 2025 / S Z

Dështon tri herë radhazi, Simiq nuk merr votat e mjaftueshme për nënkryetar të Kuvendit

Megjithëse dështoi të marrë votat e mjaftueshme për herë të parë, Lista Serbe e propozoi tri herë radhazi Slavko Simiqi, për nënkryetar të kuvendit.

Përkundër përpjekjeve Simiq nuk arriti t’i marrë votat për nënkryetar të Kuvendit. 10 vota ishin për 56 kundër dhe 21 abstenime.

 E lista Serbe e propozoi Simiqin për të katërten herë. Por kryetari i Kuvendit Dimal Basha tha se edhe për nënkryetar të kuvendit, ashtu si për kryetar sipas Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, një kandidat mund të propozohet vetëm tri herë dhe më pastaj duhet të propozohet një kandidat tjetër./Indeksonline/