75 Mall Live Search
15:10 / E Martë, 26 Gusht 2025 / H F

Dështimi i Simiq, Lista Serbe “rrebelohet” në Kuvend, nuk propozon emër tjetër për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës

Pas dështimit të Sllavko Simiq, Lista Serbe nuk ka propozuar emër tjetër për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës.

“Na presin shumë punë. Ju ftoj të propozoj një kandidat tjetër që të dalim nga kjo bllokadë, deputetët janë të lirë të votojnë për apo kundër. Për herë të fundit propozoj që të propozoni kandidatin nga radhët e komunitetit serb”, tha Basha.Për herën e fundit ju ftojë të propozoni kandidatin nga radhët e komunitetit serb”, ka thënë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha.

Simiq për tri herë radhazi ka dështuar t’i marrë votat e mjaftueshme për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës.

10 vota për, 56 kundër dhe me 21 abstenime, Simiq s’është zgjedhur nënkryetar i Kuvendit.

Igor Simiq, deputeti i Listës Serbe gjatë propozimit të bërë ka deklaruar se sipas rregullores i lejohet propozimi për Sllavko Simiqin dhe se po shkelet Kushtetuta me mosvotimin ndaj tij.