Vdekje e dyshimt në veri

Në afërsi të burgut në veri të Mitrovicës është gjetur i vdekur një person.
Burime të Indeksonline kanë thënë se personi i cili është gjetur pa shenja jete është Omer Kasimoviq. I nejti sipas burimeve është i njohur për policinë si i dyshuar për përdorim të drogës.
Ndërsa lajmin për vdekje të dyshimt e ka konfirmuar për Indeksonline zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës së veriut, Veton Elshani.
“Vdekje e dyshimt sot në afërsi të burgut në veri është gjetur një person pa shenja jete. Jemi në pritje të Institutit të Mjekësisë Ligjore për shkaqet e vdekjes”, tha Elshani./Indeksonline/