Kapitull i ri për Selvijen me mesazh të fortë për Shpatin

Koha pas ndarjes duket se ka qenë një periudhë reflektimi dhe rilindjeje për Selvijen.
Në foton e saj të ditëlindjes, ajo ka ndarë një postim të gjatë në Instagram, i cili ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe është interpretuar si një “thumb” i drejtpërdrejtë për ish-partnerin, këngëtarin Shpat Kasapi.
“Kjo ditëlindje më gjeti në një qetësi dhe paqe absolute, të nevojshme prej shumë kohësh për mua. E festova me njerëz që më duan sinqerisht dhe e dinë sa vlejë. Është shumë bukur të rrethohesh me njerëz që të duan thjesht për atë që je!” – shkruan Selvija në një pjesë të postimit.
Më tej, ajo thekson se tashmë është “arkitektja e jetës së saj” dhe nuk pranon më “manipulime, gënjeshtra e tradhti”, fjalë që për shumë ndjekës kanë qenë një mesazh i koduar për Kasapin, me të cilin lidhja e saj përfundoi mes thashethemeve për probleme të shumta.
Në shënimin e saj, Selvija ndalet edhe tek roli i saj si nënë, duke thënë se prioriteti i vetëm në jetë mbetet djali i saj, Roeli.
“Roeli do të rritet në një shtëpi të qetë, të ngrohtë dhe me dashuri.
Do t’i mësohet çfarë do të thotë të kesh parime dhe respekt për veten. Një familje e lumtur mund të jetë edhe vetëm mami me djalin e saj!” – shkruan ajo.
Selvija shpjegon se kjo ditëlindje nuk ishte si çdo tjetër, por një kapitull i ri në jetën e saj, ku shumë pak njerëz do të kenë akses. “Jo çdokush meriton të hyjë në jetën e dikujt që kërkon sinqeritet, respekt dhe qetësi shpirtërore”, thekson ajo.
Ndër të tjera, Selvija shprehet mirënjohëse për çdo gjë të vogël në jetë, duke u shfaqur më e fortë dhe më e vendosur se kurrë për të mos e humbur veten dhe për të mos e lejuar që zemra e saj të shkelet më.