Scott Parker flet për debutimin e Armando Brojës: I duhen më shumë minuta…!

Skuadra e Burnleyt mbrëmë u kualifikua në fazën tjetër të EFL Cup, pasi mposhti 2:1 Derby County.
Në këtë ndeshje, luajti edhe sulmuesi shqiptar, Armando Broja, shkruan Indeksonline
Broja bëri debutimin e tij me fanellën e Burnleyt pas transferimit nga Chelsea gjatë afatit kalimtar të verës.
Sulmuesi shqiptar bëri asist te goli i shënuar nga Aaron Ramsey në minutën e 4’të.
Scott Parker, trajneri i klubit anglez foli për debutimin e Armando Brojës.
“Shikoni, mendoj se sonte s’mund të jap një gjykim të vërtetë. Ai ka nevojë për minuta. Armando Broja ishte me ne gjatë këtyre dy jave, dhe sigurisht që i duhen më shumë minuta në këmbët e tij. Kjo është shumë e vërtetë dhe kjo do të arrihet”, u shpreh Scott Parker
Rikthimi i Brojës në fushë mbrëmë ishte sinjal pozitiv edhe për trajnerin Sylvinho, i cili mund t’i bëjë ftesë për ndeshjet e shtatorit te Kombëtarja e Shqipërisë./Indeksonline/