Kur do ta kemi një dasmë nga Leonora Jakupi?

Leonora Jakupi është njëra ndër këngëtaret më të pëlqyera në vend.
Ndonëse nuk është edhe aq aktive në skenën muzikore, ajo përherë qëndron pranë fansave të saj, përmes paraqitjeve të ndryshme në rrjetet sociale, shkruan IndeksOnline.
Ka qenë viti 2020, në emisionin “Shiko kush luan”, nën moderimin e Luana Vjollcës, kur Jakupi ishte zotuar se përgjatë vitit 2021 do të bëjë një dasmë, po jo tradicionale.

Megjithatë, kanë kaluar 5 vjet dhe ende nuk kemi ndërrim të statusit nga ana e këngëtares.
Kujtojmë se marsin e këtij viti Leonora mbushi 46 vjet jetë. /IndeksOnline/
