Kurti e emëron Blerim Sallahun si ministër në detyrë të Drejtësisë

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka caktuar sot zëvendësministrin e deritashëm të Drejtësisë, Blerim Sallahu, ushtrues të detyrës së ministrit të Drejtësisë, pas zgjedhjes së Albulena Haxhiut në pozitën e nënkryetares së Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Kryeministri Kurti e uron z. Sallahun për përgjegjësinë e re dhe i dëshiron suksese në përmbushjen e detyrave.