75 Mall Live Search
16:21 / E Mërkurë, 27 Gusht 2025 / Gj Sh

Malisheva transferon portierin e kombëtares së Azerbajxhanit

Malisheva është përforëcuar me portierin e kombëtares së Azerbajxhanit, Yusif Imanov.

22-vjeçare u bashkua me Malisheven nga skuadra e Sabah FK, shkruan IndeksOnline.

”Reprezentuesi i Azerbajxhanit transferohet nga Sabah FK, aty ku u paraqit me mjaft sukses në kampionatin nacional të Azerbajxhanit, si dhe në garat europiane poashtu.

Imanov është 22 vjeçar, ka cilësi dhe potencial, andaj besojmë se i kemi dhënë edhe më shumë siguri portës sonë, bashkë me portjerët që kemi!

Ky është një tjetër hap drejt ndërtimit të projektit afatgjatë, stabil dhe me objektiva të kjarta.”, shkruhet në njoftimin e Malishevës./IndeksOnline/