Mallorca paralajmërohet për mbylljen e stadiumit

Skuadra e Mallorcas është paralajmëruar për mbylljen e stadiumit.
Stadiumi ”Son Moix”, rrezikon të mbyllet, për shkak se siç raporton ”Marca”, Komiteti Disiplinor bëri paralajmërim për shkak se një nga stafi i trajnereve hodhi një top në fushë gjatë ndeshjes Mallorca kundër Celta Vigo, shkruan IndeksOnline.
Në minutën e 91-të të ndeshjes midis Mallorcas dhe Celta de Vigos, gjyqtari debutues José Luis Guzmán përjashtoi fizioterapistin e Vermillion, Magín Vicens , për hedhjen e një topi në fushë, duke ndërprerë një rivënie anësore nga skuadra galiciane.
Magín Vicens është pezulluar për tre ndeshje për “sjellje të pahijshme”./IndeksOnline/