HISTORIKE: Drita ”Shndritë” në Evropë, kualifikohet në grupet e Conference League

Ëndrra e Dritës për të arritur sukses në garat Evropiane është realizuar.
Për herë të parë në historinë e klubit, Drita ka siguruar kualifikimin në fazën e grupeve të Conference League, shkruan IndeksOnline.
Kampioni i Kosovës sonte shënoi edhe një fitore ndaj skuadrës nga Luksenburgu, Differdange, duke e mposhtur me rezultat 1-0.
Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi kapiteni, Besnik Krasniqi, i cili u tregua i saktë nga penalltia, në minutën e 61-të.
Drita kalon fazën e play-offit, me rezultat të përgjithshëm, 3-1.
Shorti për grupet e Conference League hidhet ditën e premte.
Drita gjatë këtyre muajve është përballur katër herë me skuadrën e Differdanges, dy herë në rrethin e parë kualifikues të Champions League, dhe tashmë në play-offin e Conference League, ku shënoi fitore në katër ndeshje.
Drita është skuadra e dytë kosovare që merr pjesë në grupet e Conference League, pasi këtë e arriti Ballkani për dy vite radhazi./IndeksOnline/