Bajrami: Arsimi në Kosovë ka pasur vetëm degradim, duhet reformë rrënjësore

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami me fillimin e vitit të ri shkollor ka thënë se arsimi në Kosovë ka pasur vetëm degradim.
Sipas saj tani është vonë që të kthehet fokusi tek arsimi dhe se në këtë fushë duhet reformë rrënjësore.
Postimi i plotë:
Sot, 11 vjet më parë, unë, Nazi dhe Vlera e dërguam Stinën për në klasën e parë, në shkollën “Hasan Prishtina” te mësuesja Zylfije Namani, tashmë e pensionuar.
Sot, Stina e ka ditën e parë të vitit të fundit shkollor në shkollën e saj “Xhevdet Doda”. Kanë kaluar 11 vjet e për fat të keq, arsimi në Kosovë ka pasur vetëm degradim.
Tashmë është bërë vonë që fokusi të kthehet te arsimi. Ne na duhet reformë rrënjësore: investime në infrastrukturë dhe në materiale didaktike, trajnime për gjithë personelin arsimor e paga të dinjitetshme dhe për këtë duhet të kemi konsensus kombëtar.
Urime vitin e ri shkollor të gjithë nxënësve, prindërve dhe mësimdhënësve!