Kosova e emëron një suedez si selektor të ri

Jesper Ostlund është përzgjedhësi i ri i Kombëtares së Kosovës në hendboll. 34 vjeçari ka qenë për shumë vite hendbollist i njohur në Suedi.
Si trajner e ka udhëhequr skuadrat Skanela dhe Hallby në Suedi.
Një kohë ka qenë edhe selektor i grupmoshave U19 dhe U20 te Suedia.
Në sezonin e tij të parë në Hallby, ai arriti ta çonte ekipin në ligën më të lartë, Ligën e Hendbollit, për herë të parë në 53 vjet./Indeksonline/