75 Mall Live Search
12:24 / E Martë, 02 Shtator 2025 / AR

Raportohet se këngëtari kosovar, u intervistua si i dyshuar pas të shtënave në një aheng

Këngëtari i njohur Hamez Llapçeva është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit për veprën penale “Moslajmërim i veprës penale”.

Përveç tij, në polici janë shoqëruar edhe disa anëtarë të familjes Paluca, të cilët shihen në videon e publikuar nga Sinjali, duke shtënë me armë gjatë një ahengu.

Hetimet për rastin po zhvillohen nën udhëheqjen e prokurorit të shtetit, ndërsa policia ka konfiskuar armët dhe është duke vazhduar procedurat ligjore ndaj të përfshirëve.