Vazhdon shitja e biletave për ndeshjen Zvicër – Kosovë

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, të premten nis kualifikimet për Kampionatin Botëror.
”Dardanët” në ndeshjen e parë do të përballen me kombëtaren e Zvicrës, ndeshje e cila zhvillohet në Basel, shkruan IndeksOnline.
Javën e kaluar kanë dal në shitje biletat për tifozët kosovarë, derisa po vazhdon ende.
Të gjithë ata që duan të ndjekin nga afër ndeshjen mes Zvicrës dhe Kosovës, e cila zhvillohet në stadiumin “St.Jakob Park”, biletat mund ti blejn online, përmes linkut të mëposhtëm:
https://www.ticketmaster.ch/event/1761027560…
Kosova pas ndeshjes me Zvicrën e cila luhet me 5 shtator, pas tre dite do të jetë nikoqire e Suedisë, ndeshje e cila zhvillohet në stadiumin ”Fadil Vokrri” në Prishtinë./IndeksOnline/