75 Mall Live Search
10:17 / E Premte, 05 Shtator 2025 / G T

Albion Rrahmani merr një lajm të mirë para ndeshjes me Zvicrën, shpallet më i miri i muajit në Çeki

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Albion Rrahmani, është shpallur më i miri i muajit në elitën e futbollit çek.

Rrahmani shkëlqeu gjatë muajit të kaluar (gusht) me fanellën e Sparta Pragës, shkruan Indeksonline

Sulmuesi kosovar shënoi katër gola gjatë muajit gusht në Ligën e Çekisë, kurse në total ka shënuar pesë në shtatë ndeshje.

Kujtojmë se sonte Rrahmani mund të ketë minuta në ndeshjen mes Zvicrës dhe Kosovës në kualifikimet e Kupës së Botës 2026.//Indeksonline/