Basha pranon vendimin e Gjykatës Kushtetuese për vendosjen e masës së përkohshme
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Dimal Basha, ka pranuar sot
Vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me vendosjen e masës së
përkohshme, në rastin nr. KO265/25.
Kryetari Basha ka autorizuar administratën që të njëjtin t’ua shpërndajë të gjithë deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

