75 Mall Live Search
09:49 / E Enjte, 08 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Pengojnë zyrtarët policor gjatë kontrollit, arrestohen tre persona

Gjatë ditës së djeshme, në rrugën “Dëshmorët e Kombit” janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj. Të njëjtit gjatë kontrollit policor kanë refuzuar të legjitimohen si dhe kanë penguar zyrtarët policorë në kryerje të detyrës.

Gjatë kontrollit tek njëri nga të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 5 fishekë, transmeton Indeksonline.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Indeksonline/