75 Mall Live Search
09:32 / E Shtunë, 06 Shtator 2025 / Gj Sh

Lëndohet Dembele, nisin tensionet mes PSG-së dhe kombëtares franceze

Sulmuesi i PSG-së, Ousmane Dembele ka pësuar një lëndim gjatë ndeshjes mes Ukrainës dhe Francës, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

28-vjeçari i cili u inkuadrua në pjesën e dytë, u detyrua të largohet pas 36 minutave lojë, pasi jë dëmtimi në kofshën e djathtë, shkruan IndeksOnline.

Si pasojë e këtij lëndimi, Dembele është larguar nga kampi stervitor, ku do ti nënshtrohet kontrolleve mjekësore.

Ai nuk do të luaj në ndeshjen e ardhshme ndaj Islandës, e cila zhvillohet me 9 shtator.

Por lëndimi i Dembeles nuk i ka pëlqyer skuadrës së PSG-së, ku sipas mediave franceze janë të pakënauqur me stafin e kombëtares, pasi lëndimi duket serioz.

Dembele kohët e fundit ka pasur probleme fizike dhe tashmë rrezikon të jetë jashtë fushave për një kohë më të gjatë./IndeksOnline/