Gakpo: Bayerni dëshironte të më transferonte, por në fund vendosën për Luis Diazin

Sulmuesi holandez, Cody Gakpo ishte shumë afër largimit nga Liverpooli.
Gakpo, gjatë këtij afati kalimtar u lidh me një kalim te Bayern Munichu por që nuk u realizua, shkruan IndeksOnline.
Në një intervistë për “ESPN”, holandezi tregoi se kishte pasur kontakte me kampionët gjermanë duke treguar se ishte afër që të nënshkruante me ta.
“Për aq sa di unë, Bayerni bënë një përpjekje për të më transferuar. Në fund, megjithatë vendosën të transferoin Luis Díaz”, tha ai për ESPN.
Gakpo, ju kishte bashkuar Liverpoolit nga PSV Eindhoven në janar të vitit 2023, ku i cili numëron 132 paraqitje dhe ka shënuar plot 42 gola dhe 19 asistime.
Te Liverpooli, ai ka arritur të fitonte Carabao Cup dhe së fundi titullin e Premierligës sezonin e kaluar./IndeksOnline/