Trondit aktori, flet për herë të parë për marrëdhëniet me burra

Charlie Sheen ka folur për përvojat e tij seksuale me burra, duke e përshkruar përvojën si “çliruese”. Sheen ka zbuluar detaje të panjohura më parë rreth jetës së tij private në një kujtim të quajtur “The Book of Sheen” dhe një dokumentar të ri në Netflix të quajtur “Charlie Sheen”.
Ndërsa problemet e tij me varësinë dhe diagnoza e HIV-it në vitin 2011 kanë qenë prej kohësh të njohura publikisht, kjo është hera e parë që aktori pranon se, sipas fjalëve të tij, “ka ndryshuar rrënjësisht situatën”. “Nuk do t’i iki nga e kaluara ime ose ta lejoj atë të më përcaktojë”, tha ai në një intervistë të kohëve të fundit për People.
Sheen, i cili nuk ka pirë alkool që nga viti 2017, zbuloi se përvoja e tij e parë seksuale me një burrë ndodhi nën ndikimin e kokainës. “Atje filloi gjithçka”, tha ai për Good Morning America.
“Dhe në të gjitha periudhat kur isha ‘i pastër’, përpiqesha ta kuptoja dhe të pajtohesha me të. Nga erdhi? Pse ndodhi? Dhe pastaj në fund mendon: E çfarë pastaj? E çfarë pastaj? Disa gjëra ishin të çuditshme. Shumë prej tyre ishin shumë argëtuese dhe jeta vazhdon”./Indeksonline/