LVV-ja thërret konferencë për shtyp

Vetëvendosje do të mbajë sot konferencë për shtyp në hollin e Kuvendit të Kosovës.
Konferenca është njoftuar të fillojë në orën 13:30.
Ky subjekt politik nuk i ka bërë të ditura arsyet e thirrjes së konferencës.
Konferenca vjen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për mosveprim të deputetëve të Kuvendit, deri më 30 shtator.