Policia e Kosovës arreston 24 persona në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit ka arrestuar 24 persona për vepra dhe incidente të ndryshme, transmeton IndeksOnline.
Nga ky numër, 21 persona janë dërguar në qendrën e mbajtjes, një tjetër për vuajtje të dënimit, ndërsa dy janë liruar në procedurë të rregullt.
Vetëm në një aksion të zhvilluar në Prishtinë, policia ka arrestuar 11 persona, prej të cilëve dhjetë janë dërguar në mbajtje për shkak të posedimit të paautorizuar të armëve dhe substancave narkotike.
Policia ka paralajmëruar se aksionet e tilla do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim të rritjes së sigurisë dhe parandalimit të veprave penale./IndeksOnline/