75 Mall Live Search
09:58 / E Mërkurë, 10 Shtator 2025 / KV

Aksident trafiku mbi urën kryesore në Komoran, vështirësi në qarkullim

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çastesh mbi urën kryesore në Komoran të Drenasit, transmeton portali IndeksOnline.

Dy vetura janë përplasur në mes të udhëkryqit, duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve.

Në vendin e ngjarjes ka dalë policia rrugore, e cila po merret me rastin dhe po menaxhon trafikun.

Përveç dëmeve materiale në të dy automjetet e përfshira, deri më tani nuk është raportuar për persona të lënduar./IndeksOnline/