Shukri Buja premton largimin e deponisë në Grackë dhe ndërtimin e parkut memorial

Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja ka postuar disa fotografi në Grackën e Vjetër të një deponie të mbeturinave.
Buja e ka quajtur këtë si nga një deponi turpi: në park kujtese dhe krenarie.
Buja është zotuar se veprimi i parë si kryetar i Lipjanit do të jetë largimi i kësaj deponie dhe ndërtimi i një parku memorial me obeliskë, për të nderuar sakrificën e popullit tonë.