Abdixhiku: Vetëvendosje duhet të reformohet, nuk e respektojnë shtetin e Kosovës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur qëndrimin e LDK-së, se nuk duan bashkëpunim me Vetëvendosjen.
Ai ka thënë se partia e drejtuar nga Albin Kurti duhet të reformohet.
Abdixhiku tha në “Rubikon” në Klan Kosova se nuk mund të bashkëpunojnë me njerëz që nuk e respektojnë shtetin e Kosovës.
“Kur japim fjalë në fushatë, duhet të mbajmë fjalën. Nëse themi në fushatë, do të bashkëpunojmë me secilën parti, ashtu do të ndodhë. LDK-ja nuk do bashkëpunim me VV-në, për shkak të dallimeve konceptuale, dhe për momentin është e bindur që VV-ja jo që nuk reflekton, por është larg prej emancipimit. LDK-ja bën thirrje që VV-ja të reformohet para se të ulemi të bashkëpunojmë. Nuk mund të bashkëpunojmë me njerëz që nuk e respektojnë shtetin e Kosovës, për besë nuk mundem, nuk mundemi me bashkëpunu me dikënd që të quan bashkëpunëtor të Serbisë”, tha Abdixhiku.